Foto ilustruese
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë Urës së Milotit.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një i tipit “Volkswagen” dhe një i tipit “Audi”.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur katër persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të lënduarit janë transportuar fillimisht në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Sondazh
Poll
