Hapësire reklamuese

Bota

Opozita islandeze i thotë "JO" Bashkimit Evropian: As nuk do të zgjidhë problemet ekonimike, as nuk do të rrisë sigurinë kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
Opozita islandeze i thotë "JO" Bashkimit Evropian: As nuk do
foto ilustruese

Gudrun Hafsteinsdottir kryetarja e Partisë së Pavarësisë në Islandë ka folur kundër rifillimit të bisedimeve për pranimin në Bashkimin Evropian. Ajo tha se anëtarësimi nuk do të zgjidhte problemet ekonomike të vendit dhe nuk do të rriste sigurinë kombëtare. Sipas saj siguria e Islandës mbështetet në NATO dhe në marrëveshjen e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara. 

Referendumi i 29 gushtit ka të bëjë vetëm me rifillimin e bisedimeve dhe jo me pranimin e menjëhershëm. Islanda doli nga bisedimet e mëparshme në vitin 2013 kur një qeveri euroskeptike mori pushtetin. 

Një sondazh i fundit tregoi se 44.5 %e qytetarëve duan rifillimin e bisedimeve ndërsa 39.4 për qind janë kundër dhe 14.6 % të pavendosur. Megjithatë shumica kundërshton anëtarësimin e plotë në BE. 

Ministri i Financave tha se BE është e nevojshme për mbrojtjen e Islandës nga presioni i fuqive të mëdha dhe përballimin e kostos së lartë të jetesës 

Hafsteinsdottir tha se kostoja e jetesës lidhet me probleme strukturore që BE nuk mund t’i zgjidhë. Ajo shtoi se peshkimi është pjesë e identitetit kombëtar dhe industria e peshkimit nuk pranon hapjen e ujërave për flotat e huaja. 

Peshkimi është në ADN-në tonë është pjesë e pavarësisë sonë. Ne kurrë nuk do ta ndajmë me vendet e tjera” tha Hafsteinsdottir. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese