Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në aksin kombëtar Librazhd-Qafë Thanë, kamioni humb kontrollin dhe rrokulliset disa metra

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në aksin kombëtar Librazhd-Qafë Thanë, kamioni humb
Foto nga aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin kombëtar Librazhd-Qafë Thanë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, në zonën e njohur si “Kthesat e Qafë-Thanës”, ku një kamion i tonazhit të rëndë dyshohet se ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge dhe më pas është rrokullisur disa metra në anë të saj.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e emergjencës dhe ato të policisë, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar lidhur me persona të lënduar. Pritet që Policia e Shtetit të japi më shume detaje për aksidentin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese