Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka postuar video nga momentet e podcastit të gazetarit Shpend Gashi, të cilin e ka ironizuar duke e e cilësuar si një buf që shtiret si flamingo.
“Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash…”shkruan Rama përbri videos së publikuar në Facebook-un e tij pasditen e kësaj të enjte.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Mirëpo përgjigja e ashpër e Gashit nuk ka vonuar, pas afro gjysmë ore nga video e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit, gazetari ka reaguar menjëherë.
“E di që e ke fiksim emrin tim se shpendët ta kanë sjellë çik pas qafe ty. Nuk ke faj se je njeri i traumatizuar. Kur të ikësh nga pushteti do merrem ekskluzivisht me traumat e tua të fëmijërisë” shprehet gashi.
Ndërsa përbri videos Gashi shkruan me ironi: Leksion për Ramën (KM jo atij që e thërras unë) O Rame e ke kompleks emrin Shpend, e di vetë ti pse... Tani për të të ndriçuar i çnderuar: Bufi është kafshë fisnike dhe simbol i urtësisë në totem, gjithashtu mirëmban ekosistemet nga krimbat si ti dhe parazitët që ke ti në ushtrinë e idiotëve që të ndjekin... Po ti s'ke se si ta dish se librin e vetëm që ke shkruar, ta ka shkruar i ndjeri dhe ke 20 faqe një fjali. O Rame ma gjej dallimin mes oratorit dhe gojorsit si ti?!
Përplasja mes kryeministrit dhe gazetarit Gashit vjen vetëm pak ditë pas debatit virtual të zhvilluar mes Edi Ramës dhe Dritan Goxhajt.
Ashtu si ç raportoi newsbomb.al, që prej mbrëmjes të së hënës, pas leximit të kërkesave të protestuesve nga ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj debati publik është zhvendosur përtej protestës dhe është përqendruar te figura e tij.
Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë pas fjalës së Goxhajt, duke e cilësuar atë si “zëdhënës të interesave të Iranit”, referuar qëndrimeve që ish-luftëtari i UÇK-së ka mbajtur gjatë muajve të fundit në lidhje me zhvillimet dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
Polemikat vijuan edhe gjatë ditës së sotme, kur vetë kreu i qeverisë publikoi një dokument që sipas ti i kishte mbërritur. Dokumenti daton në vitin 1999 dhe është një njoftim i lëshuar në emër të “Komandant Plakut”, i vulosur nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës.
Në përmbajtjen e tij pretendohet se Dritan Goxhaj “me mendjemadhësi” kishte refuzuar të merrte pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Postimi i gazetarit Shpend Gashi:
