Reshjet e shiut në Elbasan
Teksa pjesa më e madhe e vendit po përballet me temperatura të larta, duket se Elbasani dhe qytetet e tjera të këtij qarku janë përfshirë nga rrebeshe shiu pasditen e sotme.
U raportua se një shi i rrëmbyer ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, ndërsa janë shoqëruar edhe me rrufe.
Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur vështirësi në qarkullim përgjatë aksit Elbasan–Peqin, ku Policia rekomandon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.
Ndërsa prej tre ditësh, zona e Elbasanit është përfshirë çdo pasdite nga rrebeshe shiu.
Sondazh
Poll
