Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, përmes një deklarate publike të bërë ditën e sotme është shprehur se “i shumë përfoluri” i këtyre ditëve të fundit, Dritan Goxhaj nuk ka qenë në frontet e luftës në Kosovë. Duke shtuar më tej se ai iu bashkua UÇK-së vetëm disa javë para përfundimit të luftës. Dhe se angazhimi ii Goxhajt, ka qenë në Helshan të Shqipërisë dhe jo në territorin e Kosovës.
“Lidhur me Dritan Goxhajn, për të cilin në media të ndryshme janë plasuar pohime a pretendime të ndryshme, deklaroj se Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së disa javë para mbarimit të luftës, në Helshan të Shqipërisë, jo në Kosovë, jo në front”, thuhet në deklaratën e tij.
Kujtojmë se dy ditë më parë qe Goxhaj ai i cili ndau gjatë protestës në Tiranë kërkesat zyrtare të drejtuara qeverisë, pas kësaj ka qenë vet kryeministri Edi Rama ai i cili ka publikuar vazhdimisht të dhëna për Goxhajn. Si fillim ai ndau një video ku tregonte se ishte pro Iranit, e më tej një dokument që mohonte pjesëmarrjen e tij në luftën Çlirimtare të Kosovës. Që pas kësaj, rrjeti zien me deklarata, video, dokumenta e të thëna e të pathënë që publikohen për Goxhajn. Ku ky i fundit ka publikuar edhe një dikument të 1999-ës që prpvonte statusin e veteranit.
Po ashtu në 2023-shin ai u arrestua në Tiranë me urdhër të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi Prokuroria Speciale e akuzoi për “frikësim gjatë procedurës penale” dhe “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
