Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vijojnë përplasjet në Aeroportin e Vlorës! Rojet e sigurisë nuk lejojnë punonjësit e MABCO që të futen në kantier, njoftohet edhe policia! Në vendngjarje edhe vëllai i Behgjet Pacollit

Shkruar nga Newsbomb
Vijojnë përplasjet në Aeroportin e Vlorës! Rojet e
Bllokimi i hyrjes së punëtorëve të MABCO në kantier

Përplasjet mes dy kompanive MABCO dhe 2A Group,  që po ndërtojnë e Aeroportin e Vlorës, duket se do të vijojnë. Mësohet se ditën e  sotme, ka pasur sërish tensioneve mes dy palëve.

U raportua se rojet e sigurisë nuk kanë lejuar punonjësit e kompanisë MABCO të hyjnë në ambientet e terminalit dhe në zonën e aeroportit për të vijuar punimet. Po ashtu u bë me dije se se kamionët e kompanisë 2A Group vijojnë të mbajnë të bllokuara hyrjet në kantier dhe nuk lejojnë ato të kompanisë së Pacollit.

Pas këtyre tensioneve, në hyrjen e kantierit ka mbërritur edhe Emin Pacolli, presidenti i MABCO-s dhe vëllai i vogël i Bexhet Pacollit.

Ai ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë shkuar në kantier, por nuk nuk kanë marrë veprime për zhbllokimin e situatës. Efektivët kanë argumentuar se janë në pritje të urdhrave dhe procedurave përkatëse nga organet kompetente.

Gjithashtu sipas mediave, situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë ndërhyrje nga autoritetet për zgjidhjen e konfliktit që po pengon ecurinë e punimeve në aeroport, të cilat prej thuajse një muaji janë bllokuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese