Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me ftesë të studentëve të Kolegjit të Evropës, ish-presidenti francez François Hollande mbërrin në Shqipëri! Ja me kë pritet që të takohet

Shkruar nga Newsbomb
Me ftesë të studentëve të Kolegjit të Evropës,
Ish-presidenti i Francës, François Hollande

Ish-presidenti i Francës, François Hollande, ka mbërritur në vendin tonë për një vizitë dyditore. Lajmi është dhënë përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga Ambasada e Francës në vendin tonë.

Në njoftim theksohet se Hollande ka mbërritur për një vizitë në Shqipëri me ftesë të studentëve të Kolegjit të Evropës në kampusin e Tiranës. Ai është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës.

Gjithashtu bëhet me dije se ish-presidenti francez do të zhvillojë edhe disa takime me përfaqësues të institucioneve shqiptare, ku në fokus do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Njoftimi i Ambasadës franceze në vendin tonë:

François Hollande, ish-Presidenti francez, ka mbërritur për një vizitë në Shqipëri me ftesë të studentëve të Kolegjit të Evropës në kampusin e Tiranës. Ai është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës. Me rastin e kësaj vizite dy ditore do të zhvillojë edhe disa takime me përfaqësues të institucioneve shqiptare, të përqendruara kryesisht në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese