Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Martin Canit endet gjyqeve! Kërkohet raport psikologjik për autorin dhe shokun e viktimës, gjyqi i radhës në korrik (DATA)

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Martin Canit endet gjyqeve! Kërkohet raport psikologjik për
Foto ilustruese: Luis Meçe, Mario Përlleshi e Martin Cani

Gjykata e Apelit ka vendosur të rikthejë pjesërisht për shqyrtim gjyqësor dosjen penale të vrasjes që tronditi mbarë Shqipërinë, pasi i mituri Mario Përlleshi goditi me thikë për vdekje 14-vjeçarin Martin Canin.

Burime për mediat bëjnë me dije se është kërkuar raport psikologjik për autorin e ngjarjes së rëndë Mario Përlleshin dhe shokun e viktimës që mbeti i plagosur nga ngjarja Luis Meçen.

Mësohet se për këtë janë caktuar dy psikologe që do të marrin përsipër situatën duke hartuar raportin psikologjik pasi të kenë zhvilluar kontakt dhe vlerësim me të miturit e përfshirë në çështje.

Vendimi u mor pas shqyrtimi të rrethanave të tragjedisë që ndodhi në nëntorin e 2024 shumë pranë shkollës ku autori dhe viktima ishin nxënës.

Bëhet me dije se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 1 korrik ku pritet të paraqiten rezultatet e ekspertizës dhe të shqyrtohet çështja.

Kujtojmë se për Mario Përlleshin, pas kërkesës për zbutje mase u caktua 16 vite burg.

Kujtojmë se 14-vjeçari Martin Cani, humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet, pasditen e 18 nëntorit të 2024.

Në këtë sherr mbeti i plagosur rëndë dhe shoku i Martinit, Luis Meçja, i cili fatmirësisht i bëri ballë plagëve të marra dhe tashmë gëzon shëndet të plotë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese