Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Sazani është i rrënuar", Këshilltari i presidentit Bill Clinton: Resorti i Kushner, një dhuratë miliarda dollarë për Shqipërinë! Ja si e njoha Edi Ramën në Nju Jork kur nuk ishte as kryeministër

Shkruar nga Newsbomb
"Sazani është i rrënuar", Këshilltari i
Christopher Hyland dhe projekti per Sazanin

Christopher Hyland, këshilltar i presidentit amerikan Bill Clinton, ka dhënë një intervistë nga Tirana dhe ka qenë mjaft i drejtpërdrejtë në thirrjen e tij, se Shqipëria duhet të mirëpresë projektet e huaja dhe ai i për Sazanin, është një dhuratë miliarda dollarë për vendin tonë.

Duke folur në Euronews Albania, diplomati i karrierës Christopher Hyland se investimi i dhëndrit të Donald Trump është një projekt shumëkombësh dhe investitorët janë nga e gjithë bota.

"Shqipëria duhet të jetë e hapur për investime, por dua të theksoj diçka: Sa i takon projektit të Kushner ai është një projekt shumëkombësh, nga SHBA, Arabia Saudite, dhe investitorët vijnë nga gjithë bota, ndaj është një investim ndërkombëtar.

Ishulli ku do të bëhet investimi, është në një far mënyrë i rrënuar dhe investitorët duan të derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar atë. Kjo është një lloj dhurate", është shprehur ndër të tjera Hyland.

Këshilltari i presidentit Bill Clinton ka qenë shpesh në Shqipëri dhe si një mbështetës i fortë i zonave të mbrojtura, ai theksoi se ka parë edhe në zona të tjera të vendit tonë resorte e hotele, pavarësisht statusit.

Shqipëria ka shumë ngjyra tha Christopher Hyland për Euronews Albania, duke e krahasuar me pikturat e Edi Ramës, ndërsa rrëfeu edhe njohjen për herë të parë me kryeministrin, në një galeri në Nju Jork, kur ai nuk ishte ende "kaq i famshëm".

"Shqipëria ka shumë ngjyra, si ato që përdor kryeministri juaj. Unë kam para galerinë e tij në Nju Jork para se ai të bëhej personi i famshëm që është sot dhe askush nuk është më i shqetësuar për ruajtjen e zonave të mbrojtura se unë.

Unë kam vizituar shumë parqe të Shqipërisë dhe në këto pika ka hotele dhe resorte dhe mbështes teorinë që këto investime të jenë të hapura për qytetarët në mënyrë që ata ta përjetojnë atë investim. Dhe kjo e bën një investim të madh", përmbylli ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese