Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tronditet Ferizaj! I riu vritet me armë zjarri në një banesë, arrestohet 24-vjeçarja e dyshuar si autore dhe babai i saj! Ja çfarë dihet deri më tani (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Ferizaj! I riu vritet me armë zjarri në një
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një banesë në Ferizaj, ku një 32-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Policia e Kosovës bëri me dije se viktimë ka mbetur i riu me inicialet F.H., ndërsa vdekja e tij është konfirmuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor.

Ndërsa në pranga ka përfunduar 48-vjeçari, Muhamet Begisholli, pronari i banesës në të cilën dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

Po ashtu është ndaluar edhe vajza e tij 24-vjeçare Arjeta Roshaj, e cila gjithashtu ka marrë lëndime trupore dhe mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK. Dyshohet se kjo e fundit është autore e krimit të rëndë dhe akuzohet me veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.

Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin bashkëshortja, si dhe vajza e tij, A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në njoftimin e Policisë. “Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale ‘Vrasje e rëndë’”, njoftoi policia.

Trupi i pajetë i 32-vjeçar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime.

Ende nuk dihet se cilat janë arsyet e vrasjes të së riut, ndërsa policia e Kosovës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese