Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja makabre e Eglant Koçit nga shoku i ngushtë! Prokuroria bën KËRKESËN e re për “Mand dhelprën”

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja makabre e Eglant Koçit nga shoku i ngushtë! Prokuroria
Ilustrim: Vendi i rrëmbimit, autori Armand Shakaj dhe i riu Eglant Koçi

Armand Shakaj, vrasësi i dyshuar i 34-vjeçarit Eglant Koçi vijon të jetë në arrati, pavarësisht se është pikasur në disa momente në rrugët e Tiranës, ai ka mundur ti shpëtojë policisë, ndërkohë hetimet dhe kërkimet për të vijojnë.

Ditën e sotme Prokuroia e Tiranës, sipas Top Channel, ka ndërmarrë hapin e radhës sa i përket hetimeve duke i kërkuar Gjykatës Penale, që t’i japë leje për të këqyrur 4 kompjuterët e sekuestruar nga zyra e “Mand dhelprës”, vrasësi i dyshuar i shokut të tij të ngushtë.

Kujtojmë se siç kemi raportuar edhe më parë, një nga pistat e ngritura është ajo e vrasjes së Koçit për shkak të transfertave në kriptovaluta, aktivitet me të cilin i ndjeri merrej prej kohësh.

Më 18 qershor u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të Eglant Koçit, i cili më tej u konfirmua edhe nga rezultatet mjekoligkore, të cilat vunë në pahë edhe që 34-vjeçari ishte qëlluar me një plumb pas koke.

Eglant Koçi humbi kontaktet me familjen më 4 qershor, një ditë më vonë i vëllai iu drejtua policisë për të bërë kallëzim për zhdukjen. Nga hetimet u zbulua se më 7 qershor, ishte gjetur motori i Koçit,  pranë Sheshit Wilson.  Lëvizjet e të dyshuarti kryesor Armand Shakaj, kanë qenë shumë shqetësuese, pasi u bënë publike pamjet kur ai u pa me motorin e 34-vjeçarit, i veshur me të bardha duke lëvizur i pashqetësuar.

Automjeti me të cilin Armand Shakaj dyshohet se është transportuar 34-vjeçari i marrë peng, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, me njolla gjaku në të. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese