Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, qëllohet drejt Brian Syzos, i skeduar nga Policia për drogë dhe ngjarje kriminale (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, qëllohet drejt
Brian Syzo dhe makina me te cilen udhetonte kur u plagos

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur në qytetin e Pogradecit, si pasojë e të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar pak minuta më parë. Mësohet se shtetasi i plagosur është Brian Syzo.  

Shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të urgjencës mjekësore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri raportohet se është qëlluar në gjymtyrët e poshtme.

Brian Syzo është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Pogradecit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes dhe arrestimin e personit që ka qëlluar më armë zjarri drejt të riut.

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, qëllohet drejt
Brian Syzo, personi i plagosur me arme zjarri

Newsbomb.al raporton se shtetasi Brian Syzo është një person me precedentë penalë dhe është arrestuar disa herë nga Policia e Shtetit. Bashkë me vëllain e tij Sindi Syzo dhe persona të tjerë, janë përfshirë në disa ngjarje kriminale në juglindje.

Një vit më parë, 35 vjeçari u ndalua nga Interpoli në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri, pasi Gjykata e Korçës e akuzonte për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sipas autoriteteve, dyshohet se në mënyrë të përsëritur, Brian Syzo ka shitur lëndë narkotike kokainë në lokalin e tij, në Pogradec. Ai është përfshirë edhe në disa ngjarje të tjera, kryesisht konflikte te dhunshme, konflikte me armë dhe aksidente me dashje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese