Ditën e nesërme (e martë) , pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të hapë garën për zgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
Kjo pasi mandati i kryeprokuroit të tanishëm Olsian Çela përfundon në dhjetor 2026. Në një njoftim të bërë nga KLP bëhet me dije se kandidaturat duhet të paraqiten pranë institucionit.
“Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare datë 18.06.2026; 2. Diskutimi/miratimi i Projektvendimit: “Për shpalljen e fillimit të procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për aplikim”, thuhet në njoftimin e KLP, ndër të tjera.
Kujtojmë se Olsian Çela, u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, nga Kuvendi më dhjetor të vitit 2019, me një mandat 7-vjeçar, më parë ai shërbeu në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
