Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë një thirrje publike deputetes Marjana Koçeku, që të dorëzojë mandatin që i dhanë socialistët e Shkodrës, tashmë që ka deklaruar se është një deputete e pavarur dhe i është bashkuar protestës nën zyrën e Edi Ramës.
Në një komunikim me mediat pa përfundimit të mbledhjes së Grupit të PS, Taulant Balla e cilësoi Marjana Koçekun si një person që nuk njeh respektin e personave që e kanë zgjedhur dhe që e kanë votuar.
"Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur dhe dua t'ju them që, personin në fjalë e ka zgjedhur Partia Socialiste e Shqipërisë.
Të dorëzojë mandatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, se ia ka dhënë PS, sepse nuk është votuar drejtpërsëdrejti, dhe kur të votohet drejtpërsëdrejti, ka të drejtë të përdori dhe mandatrin", u shpreh ai.
Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët për deklaratat e Marjana Koçekut, se në mbledhjet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk lejohej mendimi ndryshe, Taulant Balla u përgjigje se gjatë kohës që deputetja ka qenë në PS, e ka falenderuar për drejtimin e grupit.
"Nuk kam asnjë koment sepse gjatë 6 apo 7 apo 8 muaj, kam pasur vetëm falenderime nga deputetja për mënyrën sesi e drejtoj mbledhjen e grupit", përmbylli ai.

