Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po eksploronin Kanionin e Gjipesë, por përfunduan në greminë! Shpëtohen pas tetë orësh 4 turistët e bllokuar, njëri prej tyre me fraktura

Shkruar nga Newsbomb
Po eksploronin Kanionin e Gjipesë, por përfunduan në
Nnjeri prej turisteve

Katër turistë u bllokuan në kanionin e Gjipesë mesditën e së dielës, pasi  kishin dalë për të eksploruar në terren, por papritur ranë në një greminë, dhe njëri prej tyre pësoi edhe fraktura. Pas lëshimit të alarmit për ndihmë, menjëherë drejt vendngjarjes u nisën stacioni i policisë së Dhërmiut dhe njësia e zjarrfikëses të Himarës.

Për shkak të situatës së vështirë të terrenit, por edhe dëmtimeve të një prej turistëve, u kërkua ndihmë shtesë. Në vend mbërritën forcat e policisë Delta në Vlorë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, një grup alpinistësh, ekipi mjekësor, si dhe në të njëjtën kohë u koordinua edhe një operacion me helikopterin e Forcave të Armatosura nga ajri.

Pas disa përpjekjeve, helikopteti arriti t’i shjpëtonte në gjendje të mirë shëndetësore dy turistët e parë rreth orës 20:00, por për shkak të errësisrës, qe e detyruar që operacioni të vijonte nga tokapër shpëtimin e dy turistëve të tjerë, të cilët arritën të shpëtoheshin rreth orës 23:15.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese