Hapësire reklamuese

Rajoni

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, arrestohen tre persona, mes tyre një shtetas shqiptar! Sekuestrohen mbi 100 kg kokainë

Shkruar nga Newsbomb
Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, arrestohen tre
Droga e sekuestruar

Policia italiane ka arrestuar tre persona, mes tyre një shtetas shqiptar, të cilët u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike.

Operacioni antidrogë u zhvillua nga Guardia di Finanza, e cila sekuestroi mbi 111 kilogramë kokainë, si edhe rreth 19 mijë cash.

Shërbimet e policisë ndoqën një automjet të dyshimtë nga Ankona drejt periferisë së Parmës. Gjatë vëzhgimit, ata konstatuan shkëmbimin e disa çantave të mëdha mes automjetit dhe një kamioni që iu afrua.

Gjatë kontrolleve, lënda narkotike u zbulua e fshehur në një hapësirë të posaçme të krijuar në kabinën e kamionit. Aty u gjetën 100 pako me kokainë, me një peshë totale prej mbi 111 kilogramësh.

Sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza, pasi të përzihej dhe të hidhej në treg, sasia e sekuestruar e kokainës do të gjeneronte fitime të paligjshme me vlerë rreth 20 milionë euro.

Me urdhër të Prokurorisë së Parmës, u arrestuan dy personat që udhëtonin me automjetin dhe drejtuesi i kamionit. Të arrestuarit janë shtetas me origjinë shqiptare dhe rumune.

Ata janë dërguar në burgun e Parmës, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut të drogës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese