Hapësire reklamuese

Politikë

Taulant Balla shpreh solidaritet për pesë efektivët që u plagosën në protestë: Nuk do e toleroj kurrë dhunën ndaj Policisë së Shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla shpreh solidaritet për pesë efektivët që u
Taulant Balla, efektivët që mbetën të plagosur nga protesta e sotme

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur solidaritetin e tij në lidhje me plagosjen e 5 efektivëve që mbetën të plagosur nga protesta e sotme.

“Së pari mendoj se duhet të shprehim solidaritetin për dhunën e policëve të plagosur në mënyrë barbare të cilët aktualisht ndodhen në spital duke marrë trajtimin e duhur. Keqardhje e madhe për PD, një prej partive kryesore, që nuk dënon dhunën” u shpreh Balla.

Ndërsa theksoi se ai nuk do e tolerojë asnjëherë dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Shtetit, Taulant Balla shtoi se nuk ka pritshmëri që demokratët që të mos distancohen nga dhuna.

“Në asnjë moment nuk toleroj të goditen punonjësit e Policisë së Shtetit! Thirrja ime është për drejtësinë, prokurorë e gjyqtarë, të solidarizohen me Policinë e Shtetit. Unë nuk kam pritshmëri që kjo që ka mbetur nga PD, të mos distancohet nga dhuna” shtoi Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese