Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Orikum ku mësohet se një i moshuar nga Tirana dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka hyrë në det për t’u larë, çka i ka marrë atij jetën.
Paraprakisht raportohet se 75-vjeçari nga Tirana ishte me pushime së bashku me familjen e tij, kur rreth orës 11:30, sapo ka hyrë në det ka humbur ndjenjat, ndërsa dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak.
Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha dhe familjarëve të të moshuarit për ta mbajtur në jetë, mësohet se 75-vjeçari nuk ka shfaqur shenja jete.
Megjithatë, rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Bëhet me dije se autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pritet të dalin detaje të reja në vijim.
