Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasjet e dhunshme gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë jep detaje: 6 efektivë janë te “Trauma”, 17 protestues po marrin mjekim në QSUT

Shkruar nga Newsbomb
Përplasjet e dhunshme gjatë protestës, Ministria e
Foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga përplasjet e dhunshme të ndodhura paraditen e sotme, kanë mbetur të plagosur 6 efektivë policie dhe 17 protestues, disa prej të cilëve pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore kanë lënë ambientet e spitalit. 

Fatmirësisht bëhet me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Konkretisht mësohet se në QSUT janë paraqitur për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor 10 protestues, 3 prej të cilëve thuhet se kanë lënë ambientet e spitalit.

Aktualisht konfirmohet se 4 pacientë po marrin trajtim në Urgjencën e QSUT-së, nën kujdesin e ekipit mjekësor, ndërsa 3 pacientë po trajtohen në shërbimin e Toksikologjisë.

Disa prej të plagosurve mësohet se kanë mbërritur për në trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës. Konktretisht mësohet se se Trauma po marrim shërbimin e nevojshëm mjekësor 6 efektivë e Policisë dhe 1 protestues.  

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë se aktualisht në strukturat e shëndetit publik, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) dhe në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), po marrin shërbim mjekësor gjithsej 17 pacientë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në QSUT janë paraqitur 10 protestues.

Prej tyre, 3 pacientë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali, sipas këshillës së mjekut.

Aktualisht, 4 pacientë po marrin trajtim në Urgjencën e QSUT-së, nën kujdesin e ekipit mjekësor, ndërsa 3 pacientë po trajtohen në shërbimin e Toksikologjisë.

Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në Spitalin Universitar të Traumës, po marrin shërbim mjekësor 6 efektivë policie dhe 1 protestues, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nga ekipet mjekësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese