Hapësire reklamuese

Politikë

Me 74 vota pro, miratohet marrëveshja 302 milionë dollarëshe me SHBA-në për blerjen e pajisjeve ushtarake! Opozita bojkotoi seancën

Shkruar nga Newsbomb
Me 74 vota pro, miratohet marrëveshja 302 milionë dollarëshe me
Parlamenti

Është miratuar në seancën e dytë plenare në Parlament, marrëveshja e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin për blerjen e pajisjeve ushtarake.

Mësohet se marrëveshja u miratua me 74 vota pro nga ana e mazhorancës, ku votuan pro edhe tre deputetët e PSD-së. Votimi u mbajt me dyer të mbyllura, për shkak të rëndësisë së veçantë që kishte kjo marrëveshje strategjike për vendin tonë.

Ndërsa Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim, pasi që para nisjes së seancës pasi pretenduan se ishte në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës. Demokratët pretenduan se nuk është respektuar procedura përkatëse.

Gazment Bardhi në një postim në Facebook, theksoi se deputetëve të opozitës nuk u është vënë në dispozicion teksti i plotë i saj dhe se nuk është respektuar afati kushtetues për shqyrtimin e projektligjit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese