Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Po më lejohet të shkoj në SHBA për interesat e shtetit amerikan”, Sali Berisha JEP LAJMIN: Edhe familja ime mund të udhëtojë, ja kur do të kaloj oqeanin

Shkruar nga Newsbomb
“Po më lejohet të shkoj në SHBA për interesat e
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin më të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me lehtësimin e kufizimeve për hyrjen e tij dhe të familjes në SHBA, duke e cilësuar atë si një vendim të marrë në interes të vetë Shteteve të Bashkuara.

Në një deklaratë për mediat Berisha tha se vendim i marrë së fundmi nga DASH lejon jo vetëm atë, por dhe familjarët e tij që të kalojnë Oqeanin, duke hedhur më tej poshtë çdo interpretim se viza i është dhënë për arsye shëndetësore.  Ai shtoi se nuk ka bërë asnjë kërkesë të tillë dhe se çdo version tjetër është sipas tij i pavërtetë.

“Thelbi i çështjes, zotëri, është ai që Departamenti i Shtetit deklaroi: se Sali Berisha mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara, dhe ky vendim është marrë për interesat e Shteteve të Bashkuara. Pikë.

Së dyti, ky vendim nuk është vetëm për personin, por është dhe për familjen e tij.  Çdo interpretim tjetër është i atyre që kërkojnë të ushqehen me mashtrimet e veta. Nuk kam bërë asnjë lloj kërkese, për asnjë lloj rrethane shëndetësore apo tjetër, siç duan të mashtrojnë ata që ushqehen me gënjeshtrat e tyre.  Kam bërë kërkesë, në gjykatë kam shkuar. Rast unik në historinë e planetit për këtë çështje, dhe nuk i jam drejtuar instancave shtetërore pas ndryshimit të administratës.

Nuk i jam drejtuar, nuk u jam drejtuar para ndryshimit të administratës, ndonëse unë kisha njohje personale, duke filluar nga kreu i asaj administrate tek punonjës të tjerë. Por nuk e kam bërë atë. Jo.  Pra, kjo është e vërteta. Çdo interpretim tjetër, lexoni ato sqarime që ka dhënë Departamenti i Shtetit për një seri mediash shqiptare”, tha Berisha.

Ndërkohë që i pyetur se kur do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Berisha u shpreh se vizita do të realizohet sapo të përfundojë kjo periudha e pushimeve.

“Natyrisht padiskutim që unë do shkoj në SHBA por do koordinoj me miqtë e mi udhëtimin, tani per tani fillon nje peridhë pushimesh kudo përveçse unë skam ndërmend te bej pushime, por sapo mjedisi mos jete kaq festiv me pushime unë do te shkoj”, tha Berisha.

Zoti Berisha, kam dy pyetje. E para lidhur me lajmin që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heqjen e sanksionit ndaj jush për lejimin e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga komunikimi që keni pasur me zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, SHBA-ja ka hequr edhe akuzat ndaj jush, apo etiketimet në atë kohë si minues demokracie dhe korrupsion madhor, apo është vetëm për pjesën e lejimit të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një arsye specifike?

Sali Berisha: Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht edhe një herë administratën e presidentit Trump dhe sekretarin Marco Rubio për korrigjimin e një padrejtësie të administratës së mëparshme, të vendimit të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit për ndalimin e hyrjes sime në Shtetet e Bashkuara.

Tani, dy gjëra do të theksoj.

Departamenti i Shtetit ka dhënë përgjigjen më të qartë se nuk është në listë, është hequr nga lista e atyre që nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ai dhe familjarët e tij.

Familjarët e tij. Dhe persona të tjerë që s'kanë lidhje me mua.

Tani, edhe dje jua theksova.

Sali Berisha s'ka qenë kurrë non-grata. Shpallja non-grata bazohet në Konventën e Vjenës. Kurse dizenjimi për mos-hyrje në territorin e Shteteve të Bashkuara ka në bazë një ligj të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, pra është ligj i brendshëm.

Këtu le të jemi të qartë. Pse është bërë kjo ngatërresë? Është bërë kjo ngatërresë sepse për shumicën e njerëzve e morën të tillë dhe unë nuk kisha ndërmend të angazhohesha në beteja semantike, në një kohë kur unë po angazhohesha në thelbin e çështjes.

Thelbi i çështjes, zotëri, është ai që Departamenti i Shtetit deklaroi: se Sali Berisha mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara, dhe ky vendim është marrë për interesat e Shteteve të Bashkuara. Pikë.

Së dyti, ky vendim nuk është vetëm për personin, por është dhe për familjen e tij.

Çdo interpretim tjetër është i atyre që kërkojnë të ushqehen me mashtrimet e veta. Nuk kam bërë asnjë lloj kërkese, për asnjë lloj rrethane shëndetësore apo tjetër, siç duan të mashtrojnë ata që ushqehen me gënjeshtrat e tyre.

Kam bërë kërkesë, në gjykatë kam shkuar. Rast unik në historinë e planetit për këtë çështje, dhe nuk i jam drejtuar instancave shtetërore pas ndryshimit të administratës.

Nuk i jam drejtuar, nuk u jam drejtuar para ndryshimit të administratës, ndonëse unë kisha njohje personale, duke filluar nga kreu i asaj administrate tek punonjës të tjerë. Por nuk e kam bërë atë. Jo.

Pra, kjo është e vërteta. Çdo interpretim tjetër, lexoni ato sqarime që ka dhënë Departamenti i Shtetit për një seri mediash shqiptare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese