Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sot PS feston ditëlindjen e 35-të, socialistët mesazhe urimi e falenderimi: Mirënjohje themeluesve, anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve dhe votuesve

Shkruar nga Newsbomb
Sot PS feston ditëlindjen e 35-të, socialistët mesazhe urimi e
Selia e PS

Ditën e sotme Partia Socialiste e Shqipërisë feston 35 vjetorin. Partia Socialiste e Shqipërisë u themelua më 12 qershor 1991 gjatë punimeve të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës së Shqipërisë, duke shënuar tranzicionin e të majtës shqiptare drejt vlerave të social-demokracisë europiane nën drejtimin e liderit të saj të parë historik, Fatos Nano.

Ndërkohë deputetë e ministra socialistë kanë kujtuar ditën e sotme këtë datë historike dhe të rëndësishme të partisë së tyre, duke “kaluar” edhe njëherë përmes rrugëtimit të gjatë të këtyre 35 vjetëve.

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla: Gëzuar 35-vjetorin e Partisë Socialiste

Mirënjohje gjithmonë themeluesve, anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve, votuesve tanë Partia Socialiste ka meritën e padiskutueshme të bërjes së Shqipërisë me shtet, me institucione funksionale e shërbime europiane, ekonomi që rritet (tre herë më e madhe sot sesa në vitin 2013), shoqëri me drejtësi e barazi para ligjit, një vend turistik e shtet me miq e me partnerë ndërkombëtarë, që bashkëpunon me dinjitet në çdo plan dhe di të respektojë të tjerët duke respektuar vetveten.

Ne, Partia Socialiste kemi sot më shumë se kurrë një mision historik.

Të përmbyllim anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ta çojmë Shqipërinë në Ligën e Kampioneve në turizëm.

Rroftë Shqipëria

Rroftë Partia Socialiste

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari: 35 vite më parë nisi rrugëtimi i një force politike që zgjodhi ndryshimin, progresin dhe Evropën si destinacionin e pandryshueshëm të Shqipërisë.

Sot Partia Socialiste feston 35 vjet histori, sakrifica, fitore dhe transformim. Një histori e ndërtuar mbi besimin se Shqipëria mund të bëhet më e drejtë, më e zhvilluar dhe më pranë familjes së madhe europiane.

Me krenari për rrugën e përshkuar dhe me përgjegjësi për sfidat që na presin, vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë 2030, anëtare të Bashkimit Europian, për një vend më modern, më të fortë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar.

Gëzuar 35-vjetorin e Partisë Socialiste!

Përpara, me të njëjtin vizion, me të njëjtin besim dhe me të njëjtën forcë për Shqipërinë europiane

Zv. Kryeministrja Albana Koçiu: 35 vjet PS,  rrugëtimi që ndryshoi Tiranën dhe Shqipërinë.

Nuk ka sprovë më të madhe për një forcë politike sesa ballafaqimi me kohën, si gjykatësja e vetme që zhvesh retorikën, shuan emocionet e momentit dhe nxjerr në dritë peshën e vërtetë të veprave.

Në këto 35 vite, Partia Socialiste nuk ka patur thjesht një rrugëtim, por një mision që tejkalonte dëshpërimin e tranzicionit duke besuar te Shqipëria europiane edhe atëherë kur shumëkush nuk arrinte ta shihte përmes kaosit që kishte në çdo qytet.

Mes sfidave të shumta dhe debatit të fortë politik, transformimi i kryeqytetit flet më shumë se çdo gjë tjetër për vizionin e Partisë Socialiste drejt Bashkimit Europian.

Tirana nuk është më provinca e Europës e mbytur në kioska, pluhur e errësirë, por një metropol modern i rinisë, kulturës dhe inovacionit, që sot mirëpret samitet më të rëndësishme europiane dhe negocion si e barabartë në Bruksel.

Ky përvjetor nuk është vetëm një moment reflektimi për rrugën e bërë, por edhe një kujtesë e përgjegjësisë për të ardhmen, sepse sfidat e reja kërkojnë të njëjtin guxim, të njëjtin vizion dhe të njëjtën vendosmëri që kanë shoqëruar këtë forcë politike në çdo etapë të historisë së saj.

35 vite më pas, koha ka folur dhe dëshmia më e fortë e këtij rrugëtimi është Shqipëria europiane që po ndërtojmë së bashku.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj: Në 35-vjetorin e Partisë Socialiste, së bashku me Ogertën pata kënaqësinë t’i përcjell Prof. Dr. Mustafa Xhanit vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin e tij të çmuar në jetën publike, profesionale dhe politike të vendit.

Mirënjohje për përkushtimin, integritetin dhe vlerat që ka përfaqësuar ndër vite në shërbim të qytetarëve dhe Shqipërisë.

Drejtuese politike e PS, Qarku Tiranë, Ogerta Manastirliu: Gëzuar 35 Vjetorin e Partisë Socialiste, forca më e madhe progresiste e vendit, me misionin historik të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Mirënjohje për të gjithë themeluesit, për çdo anëtar të PS-së, si dhe për mbështetësit e simpatizantët, që kanë kontribuar ndër vite në rritjen dhe forcimin e forcës sonë politike.

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi: Urime për 35-vjetorin Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gëzuar të gjithë anëtarëve të kësaj familjeje progresiste!

Me mirënjohje për kontributin e pandalshëm të #PS në zhvillimin demokratik të vendit, modernizimin e institucioneve dhe avancimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese