Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia e Shtetit nderon dy zyrtarë të Ambasadës Amerikane, Hita: Mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë me ne

Shkruar nga Newsbomb
Policia e Shtetit nderon dy zyrtarë të Ambasadës Amerikane, Hita:
 

Ceremoni vlerësimi, me rastin e përfundimit të mandateve në Shqipëri, të Zëvendësshefes së Misionit, në detyrë, në Ambasadën Amerikane dhe Shefit të Zyrës Rajonale të Sigurisë, në detyrë, në këtë ambasadë.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtues Madhor Skender Hita, dhe drejtuesve të lartë të Policisë, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë nga zj. Kathryn Hammond dhe z. Jonathan Ellis, gjatë viteve të shërbimit në Shqipëri.

Policia e Shtetit nderon dy zyrtarë të Ambasadës Amerikane, Hita:
 

Kontributi i të dyve ka vënë gurë të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe operacional ndërmjet agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve, si dhe në mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë përshëndetëse, Drejtor Hita shprehu mirënjohje për zj. Hammond dhe z. Ellis, për ndihmën e pakursyer për Policinë e Shtetit, dhe theksoi se mbështetja në trajnime, logjistikë dhe hetime të përbashkëta, si dhe shkëmbimi i informacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve financiare dhe krimeve ndërkufitare, kanë njohur rezultate gjithnjë në rritje falë këtij bashkëpunimi të shkëlqyer.

Policia e Shtetit nderon dy zyrtarë të Ambasadës Amerikane, Hita:
 

Drejtor Hita shprehu se edhe pse misioni i tyre në Shqipëri përfundoi, miqësia dhe partneriteti me vendin tonë do të vijojnë të mbeten të forta. Gjithashtu iu uroi suksese në detyrat e ardhshme.

Nga ana e tyre, zj. Hammond dhe z. Ellis shprehën mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Shtetit dhe institucionet shqiptare, duke shprehur besimin e tyre te Policia e Shtetit dhe te profesionalizmi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita.

Policia e Shtetit nderon dy zyrtarë të Ambasadës Amerikane, Hita:
 

Ata vlerësuan rezultatet e arritura në luftën kundër krimit, mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri dhe theksuan se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit ka qenë ndër përvojat më të mira profesionale të karrierës së tyre.

Policia e Shtetit nderon dy zyrtarë të Ambasadës Amerikane, Hita:
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese