Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Unë i gëzohem këtyre protestave, por jo ekzaltimeve dhe delirit”, Grida Duma flet për tubimet e qytetarëve: Qëndrimet e mia janë të matura...

Shkruar nga Newsbomb
“Unë i gëzohem këtyre protestave, por jo ekzaltimeve dhe
Grida Duma dhe protestat

Në hapjen e  emisionit “Top Story” këtë të hënë, moderatorja Grida Duma iu drejtua teleshikuesve me një reflektim mbi protestat qytetare që po zhvillohen prej më shumë se dy javësh në vend.

Ajo u shpreh se qëndrimet e saj janë gjithmonë të matura, të ndërtuara mbi eksperiencën e gjatë në politikë dhe komunikim publik, si dhe mbi përgjegjësinë që sipas saj vjen nga të njohurit e realitetit shqiptar “në lëkurën” e saj.

Duma theksoi se ka parë nga afër sa e vështirë është të mbash qëndrime të drejta në momente presioni publik, duke shtuar se jo çdo vendim i rëndësishëm vjen i shoqëruar vetëm me duartrokitje.

Duke folur për protestën, ajo tha se i vlerëson energjinë dhe pjesëmarrjen qytetare, por paralajmëroi se ekzaltimet e momentit nuk duhet të errësojnë thelbin e ngjarjeve. Sipas saj, këto zhvillime duhen lexuar me qetësi dhe në thellësi, për të kuptuar realisht mesazhin që ato përcjellin.

“Pra, unë i gëzohem kësaj proteste sa i përket shumësisë së numrave aty, frymëzimit me meme apo me qëndrime të bukura, qofshin me AI apo me inteligjencë emocionale, i gëzohem për qëndrueshmërinë e saj, për paqen e vet, i gëzohem për 100 arsye, por nuk i gëzohem për mbigëzimet e saj, sepse ajo është një ngjarje serioze.

Thënë kjo, mbigëzimet janë ekzaltimet dhe ekzaltimet janë delire të cilat herë pas here i çojnë këto ngjarje në dështime, sepse një gjë është e sigurt, që ngjarjet të funksionojnë dhe të fitojnë duhet të prodhojnë qartë jo vetëm qëndrueshmëri, por edhe vizionin e saj”, tha ajo.

Pjesë nga fjala e Grida Dumës: 

Unë kam marrë qëndrime të balancuara, shpresoj për një arsye të madhe të etikës time, jo vetëm në drejtimin e Top Story, por mbi të gjitha në atë që është serioziteti dhe përgjegjshmëria nga ajo që më vjen nga eksperienca e gjatë në politikë, në komunikim publik dhe mbi të gjitha në dijeninë çfarë ndodh në Shqipërinë tonë, në lëkurën time, si nga kahja politike dhe ajo publike.

Unë kam parë dhe do vazhdoj të shoh se si dhe sa e vështirë është të mbash qëndrime të duhura, të marrësh vendime të duhura, të cilat asnjëherë nuk janë vetëm të duartrokitura e vetëm të shitura. Kam parë individë të cilët kanë ecur përpara me vizion, të cilët në çaste të caktuara janë ndodhur ashtu sikurse unë në salla që i kanë brohoritur, duartrokitur, pastaj i kanë goditur, pastaj i kanë përfolur dhe pastaj i kanë dashur t’i qasin dhe t’u japin.

Këtë e di fort mirë, që gjë më të vështirë se të mbash qëndrime të duhura për momente të ekzaltimeve të mëdha dhe t’u qëndrosh presioneve të mëdha publike nuk është e thjeshtë. Ashtu sikurse nuk është e thjeshtë të dish mirë se për cilën arsye duhet t’i gëzohesh fenomeneve sociale dhe politike në vendin tënd.

Pra, unë i gëzohem kësaj proteste sa i përket shumësisë së numrave aty, frymëzimit me meme apo me qëndrime të bukura, qofshin me AI apo me inteligjencë emocionale, i gëzohem për qëndrueshmërinë e saj, për paqen e vet, i gëzohem për 100 arsye, por nuk i gëzohem për mbigëzimet e saj, sepse ajo është një ngjarje serioze.

Thënë kjo, mbigëzimet janë ekzaltimet dhe ekzaltimet janë delire të cilat herë pas here i çojnë këto ngjarje në dështime, sepse një gjë është e sigurt: që ngjarjet të funksionojnë dhe të fitojnë duhet të prodhojnë qartë jo vetëm qëndrueshmëri, por edhe vizionin e saj.

Prandaj ato duhen parë në thellësi, duhen ndalur dhe dëgjuar në të gjithë gjerësinë e saj, duke marrë parasysh që një media e madhe, një komunikim i madh publik, nuk i qaset 10, 20, 100 apo 200 mijë qofshin në shesh, i qaset 20, 30, 200, 3 milionë e shumë më tepër që janë shqiptarë mbarë e që na shohin.

Kjo është përgjegjësi, seriozitet për t’u thelluar në atë që na pret dhe të mos lëmë që ekzaltimet e këtyre momenteve të merituara sa i përket protestës të çojnë në ekstremitete të tipit të goditjes dhe përçarjes që rrezikojnë lëvizje të tilla, ndërsa konsiderojnë armiq këdo që nuk mendon si ata.

Ato që janë deliret e mëdha dhe fluturimet momentale, se atyre u duket qartazi produkti që po ndërtojnë një protestë më të bukur se partitë politike, por nuk është e thënë më të rëndësishme dhe produktive se partitë politike. Të gjitha këto janë ato që na bëjnë të thellohemi në sondazhe dhe te shqiptarët, se si mendojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese