Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

ONE Albania "i ha kokën" edhe shefit bullgar të IT-së, shkarkohet pas muajsh dështime Svetoslav Nanchev

Shkruar nga Newsbomb

Svetoslav Nanchev, shefi bullgar i IT-së së kompanisë celulare ONE Albania, është shkarkuar nga detyra. Newsbomb.al mëson se pas muajsh dështime të njëpasnjëshme, është marrë vendimi që Svetoslav Nanchev të shkarkohet nga detyra.

Ai iu bashkua kompanisë në vitin 2019 dhe bashkë me ekipin e tij, ishin përgjegjës për përmirësimet e harduerit dhe softuerit. Por, sistemi operativ indian që u implementua ka lanë pa shërbim mijëra abonentë në gjithë vendin dhe "koka" e Svetoslav Nanchev ka qenë e radhës.

Më herët, ne kemi raportuar se edhe Róbert Budafoki, drejtues i 4iG International, kompania e re e telefonisë që ka marrë në pronësi ONE Albania dhe Albtelekom, është shkarkuar nga posti. Ai ishte emëruar në qershor 2022.

ONE Albania ka vendosur muaj më parë të largojë sistemin operativ gjerman që përdorte dhe ka instaluar një sistem indian. Bëhet fjalë për “Bharat Operating System Solutions”, i njohur si “BOSS”, një sistem i dështuar që prej muajsh ka futur në kolaps kompaninë celulare.

Pavarësisht tentativave të shumta, kompania celulare nuk ka mundur të gjejë një zgjidhje dhe së fundmi është marrë vendimi që dhe "koka e dytë" e ONE Albania të shkarkohet. Prej muajsh qytetarët dhe abonentët e kësaj kompanie celulare enden në dyert e dyqaneve, por më kot.

Sipas ekspertëve të telekomunikacionit, është e papranueshme që një kompani celulare që ka në dorë numrat dhe të dhënat e më shumë se 1 milion shqiptarëve të vendosë të instalojë një sistem të dështuar operativ siç është ai indian BOSS. Kjo, thonë ata, cënon rëndë sigurinë kombëtare, pasi Shqipëria është një vend i NATO-s dhe nuk mund të largohet nga sistemet perëndimore, për të përqafuar ato që nuk kanë sukses e as përvojë në fushën e telekomunikacionit.

LEXO EDHE: “ONE Albania” në firo, abonentët braktisin kompaninë celulare pas mungesës së shërbimit! Reagon dhe AKEP-i

LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën

LEXO EDHE: “ONE Albania” rrezik për Sigurinë Kombëtare! Dështon bashkimi me Albtelecom, mijëra qytetarë pa shërbim

LEXO EDHE: Dështimet e ONE Albania dhe sistemi operativ indian, i “hanë kokën” shefit hungarez për Ballkanin Perëndimor

LEXO EDHE: Dështimet e One Albania, abonentët ‘masakrojnë’ në rrjetet sociale: Jeni kompani e degraduar, na keni lënë pa shërbim

LEXO EDHE: Vazhdojnë skandalet e “ONE Albania”, u jep klientëve letër bakalli me vulë se nuk lëshon dot as kupon tatimor

LEXO EDHE: “Dështimet po i hamë me lezet”, gazetarja vë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës: “ONE Albania” më njofton të paguaj ofertën pas 20 ditësh!

LEXO EDHE: Gazetari “shpërthen” ndaj ONE Albania: Paguaj minutat ndërkombëtare, por që nga janari shërbimi nuk punon! Në dyqan më thonë ‘mos u lodh kot’

LEXO EDHE: “5 ditë pa internet, thoni s’kemi ç’bëjmë”, ONE Albania reklamon shërbimet, qytetarët “e masakrojnë” me komente

LEXO EDHE: AKEP “kyç gojën” për ONE Albania, kompania celulare probleme edhe me sinjalin, qytetarët ankohen se duhet të bëjnë 2-3 herë një telefonatë

LEXO EDHE: “Ne jemi Rrjeti më i mirë”, One Albania reklamon shërbimin, qytetarët vërshojnë me komente: Ju jeni më të paaftët, kemi 4 muaj pa përgjigje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed