Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dështimet e One Albania, abonentët 'masakrojnë' në rrjetet sociale: Jeni kompani e degraduar, na keni lënë pa shërbim

Shkruar nga Newsbomb
Dështimet e One Albania, abonentët 'masakrojnë' në

Newsbomb.al prej disa ditësh tashmë është duke i dhënë dritë problematikave që shumë qytetarë po hasin me kompaninë celulare “One Albania”.

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme të ardhura pranë redaksisë së Newsbomb.al, qindra kritika janë adresuar edhe në faqen zyrtare të këtij rrjeti në “Facebook”.

Qytetarë të pakënaqur kanë lënë shqetësimin e tyre lidhur me vështirësitë që hasin çdo ditë gjatë përdorimit të paketave që ky rrjet i ofron, mirëpo këto komente në mënyrë të turpshme fshihen menjëherë nga menaxhuesit e faqes të cilët vijojnë me shpërndarjen e reklamave dhe paketave “lehtësuese” për përdoruesit.

Përmes komenteve të tyre abonentët kanë ngritur shqetësime lidhur me mosfunksionimin e aplikacionit “One” në telefonat e tyre, harxhimin e shpejtë të interenetit apo dhe mbylljen e ofertës më herët se ora që ajo është aktivizuar.

[gallery link="none" size="full" td_select_gallery_slide="slide" td_gallery_title_input="Komentet e abonenteve ne llogarine e "One Albania" ne "Facebook"" ids="688789,688790,688791,688792,688793,688794,688795,688796,688797,688798"]

Abonentët e kësaj kompanie celulare janë duke u përballur me një situatë të paprecedentë që prej fillimit të shërbimit të telefonisë mobile në Shqipëri. Mijëra abonentë nuk kanë sinjal edhe pse kanë bërë pagesat në rregull. Madje, shkëputja e sinjalit vijon në disa raste për ditë të tëra dhe në raste të tjera për muaj apo javë të tëra siç ka denoncuar më herët Newsbomb.al

E gjithë kjo situatë kaotike ka ndodhur për shkak të dështimit të procesit të bashkimit të Albtelecom dhe ONE nën logon ONE Albania.

Dy kompanitë që kaluan në pronësi të 4iG International, kishin lajmëruar qytetarët se më datë 1 Prill 2023 do të bashkoheshin dhe të gjithë abonentët që ishin pjesë e Albtelekom, do të kalonin automatikisht në ONE Albania.

Mirëpo, ky proces dështoi dhe abonentët kanë mbetur pa shërbim për orë të tëra. I ashtuquajturi “proces i unifikimit” nuk është realizuar për shkak të problemeve që nuk janë përballuar dot nga sistemi operativ indian “BOSS”.

Edhe pas një jave nga tentativa për bashkim të operatorëve dhe bartjen e abonentëve në një sistem dhe numër të vetëm, situata ende nuk është përmirësuar. Kompania ka lënë një afat të dytë, datën 8 Prill, për të riprovuar unifikimin e rrjetit.

LEXO EDHE: “ONE Albania” në firo, abonentët braktisin kompaninë celulare pas mungesës së shërbimit! Reagon dhe AKEP-i

LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën

LEXO EDHE: “ONE Albania” rrezik për Sigurinë Kombëtare! Dështon bashkimi me Albtelecom, mijëra qytetarë pa shërbim

LEXO EDHE: Dështimet e ONE Albania dhe sistemi operativ indian, i “hanë kokën” shefit hungarez për Ballkanin Perëndimor

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese