Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dështimet e ONE Albania dhe sistemi operativ indian, i "hanë kokën" shefit hungarez për Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Newsbomb
Dështimet e ONE Albania dhe sistemi operativ indian, i "hanë

Róbert Budafoki, drejtues i 4iG International, kompania e re e telefonisë që ka marrë në pronësi ONE Albania dhe Albtelekom, është shkarkuar nga posti. I emëruar në qershor 2022, Budafoki është shkarkuar pas dështimeve të kompanisë celulare që ka lënë pa shërbim mijëra abonentë.

Dy kompanitë që kaluan në pronësi të 4iG International, kishin lajmëruar qytetarët se më datë 1 Prill 2023 do të bashkoheshin dhe rrjedhimisht të gjithë abonentët që ishin pjesë e Albtelekom, do të kalonin automatikisht në ONE Albania.

Siç ka raportuar ditët e fundit Newsbomb.al, ky proces ka dështuar dhe abonentët kanë mbetur pa shërbim për orë të tëra. I ashtuquajturi "proces i unifikimit" nuk është realizuar për shkak të problemeve që nuk janë përballuar dot nga sistemi operativ indian "BOSS".

https://newsbomb.al/skandali-me-kompanine-one-gazetari-me-kerkojne-200-euro-per-nje-numer-qe-nuk-e-kam-aktivizuar-e-as-perdorur-kolegu-mua-refuzojne-te-me-mbyllin-kontraten/

ONE Albania ka vendosur të largojë sistemin operativ gjerman që përdorte dhe ka instaluar një sistem indian. Bëhet fjalë për “Bharat Operating System Solutions”, një sistem pa përvojë për fushën e telekomunikacionit dhe i operuar në vende jo të zhvilluara.

Qytetarët dhe abonentët e ONE Albania enden në dyert e dyqaneve por nuk kanë mundur të marrin zgjidhje për faturimet, kontratat, ofertat roaming dhe shërbimin e internetit në shtëpi. Duke qenë se sistemi operativ ka dështuar, edhe këto shërbime nuk janë marrë në kohë, e në disa raste edhe pse janë faturuar, kanë qenë të papërdorshme.

Kjo, ka bërë që CEO hungarez i kompanisë së telefonisë 4iG International, përfaqësues për filialet One Crna Gora në Mal të Zi, si dhe One Telecommunications dhe ALBtelecom në Shqipëri, të shkarkohet nga posti.

Ekspertiza profesionale e Róbert Budafokit konsistonte në planifikimin strategjik, mbikëqyrjen e situatave komplekse, si dhe menaxhimin e integrimit të kompanive shqiptare, por mesa duket idetë e tij kanë dështuar, duke bërë që ONE Albania të vijë vetëm me një imazh të ri, por me sistem jofunksional dhe shërbim që nuk i përgjigjet nevojave të klientit.

https://newsbomb.al/one-albania-rrezik-per-sigurine-kombetare-deshton-bashkimi-me-albtelecom-mijera-qytetare-pa-sherbim/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese