Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetari "shpërthen" ndaj ONE Albania: Paguaj minutat ndërkombëtare, por që nga janari shërbimi nuk punon! Në dyqan më thonë 'mos u lodh kot'

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari "shpërthen" ndaj ONE Albania: Paguaj minutat

Gazetari i njohur Bardhi Sejdarasi, i bashkohet shqetësimit të mijëra qytetarëve që prej ditësh denoncojnë kompaninë celulare "ONE Albania". Ai thotë se shërbimi që kompania në fjalë ofron është mizerabël dhe askush nuk mban përgjegjësi.

"Paguaj nje shume te konsiderueshme si klient i ONE ELITE! Duhet te perfitoj 180 minuta thirrje nderkombetare! Nga janar 2023 nuk me ofrohet ky sherbim! Vetme kete muaj kam bere kater ankimime per te rregulluar kete sherbim per shkak se kemi femijet jashte dhe duhet te komunikojme", shkruan Sejdarasi.

Madje, gazetari thotë se pa asnjë lajmërim dhe me një shërbim që në fakt nuk është funksional, ai detyrohet të paguajë këto minuta ndërkombëtare. Pavarësisht se kanë kaluar gati katër muaj, që nga janari, ONE Albania nuk e ka rregulluar shërbimin, ama pagesën mujore e mban sikur minutat janë konsumuar.

Gazetari shigjeton dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për të cilin thotë se nuk ka bërë asnjë për t'ju dhënë zgjidhje shqetësimeve të mijëra qytetarëve dhe abonentëve të kompanisë "ONE Albania".

Madje, Bardhi Sejdarasi thotë se edhe vetë punonjësit/operatorët e kësaj kompanie i thotë që të mos lodhet duke bërë ankesa, pasi nuk do të marrë ndonjëherë zgjidhje. Në fakt, neësbomb.al i ka denoncuar prej ditësh skandalet e kompanisë celulare që ka në databazën e vetë numrat e më shumë se 1 milion shqiptarëve.

Kompania ka njoftuar ditë më parë një proces unifikimi/bashkimi me kompaninë tjetër Albtelekom, ky kalim i numrave në një operator të vetëm akoma nuk është kryer i plotë dhe abonentët kanë ankesa pa fund. Disa prej tyre u kanë ndryshuar paketat e ofertave, në çmim dhe në përmbajtje.

Ndërkohë, të tjera abonentë kanë probleme me sinjalin dhe thirrjet hyrëse, pasi nuk mund të marrin telefonata nga të tjerët. Probleme të theksuara ka dhe shërbimin roaming, për internet dhe telefonata jashtë vendit, por deri tani nga autoritetet përgjegjëse nuk ka asnjë reagim, edhe pse "ONE Albania" e ka bërë baltë.

LEXO EDHE: “ONE Albania” në firo, abonentët braktisin kompaninë celulare pas mungesës së shërbimit! Reagon dhe AKEP-i

LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën

LEXO EDHE: “ONE Albania” rrezik për Sigurinë Kombëtare! Dështon bashkimi me Albtelecom, mijëra qytetarë pa shërbim

LEXO EDHE: Dështimet e ONE Albania dhe sistemi operativ indian, i “hanë kokën” shefit hungarez për Ballkanin Perëndimor

LEXO EDHE: Dështimet e One Albania, abonentët ‘masakrojnë’ në rrjetet sociale: Jeni kompani e degraduar, na keni lënë pa shërbim

LEXO EDHE: Vazhdojnë skandalet e “ONE Albania”, u jep klientëve letër bakalli me vulë se nuk lëshon dot as kupon tatimor

LEXO EDHE: “Dështimet po i hamë me lezet”, gazetarja vë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës: “ONE Albania” më njofton të paguaj ofertën pas 20 ditësh!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese