Lëxoni denoncimin e plotë të gazetares Aurora Golemi:
Faleminderit One Albania për...faturën 20 ditëshe! Hey One Albania nuk më pëlqen fare më kështu siç je bërë pas procesit të “unifikimit”. Dështimet e tua po i hamë përditë dhe me lezet. Po i shtohem edhe unë “ushtrisë” së abonentëve të çuditur. Kam paguar faturën e paketës më datë 29 mars 2023, por sot njoftohem se afati i pagesës është më datë 18 prill 2023. Nga llogaritjet rezulton se do të përfitoj shërbim vetëm 20 ditë! Kur në fakt shërbimin mujor sipas kontratës e kam 28 ose 30 ditë. Përse duhet të paguaj shumën e plotë kur shërbimin e marr vetëm për 20 ditë, në të kundërt statusi i kartës sime do të kthehet nga aktive në joaktive Kjo “zhvatje e vockël” nuk po më ndodh vetëm mua, kam dëgjuar me dhjetra histori të ngjashme këto ditë nga koleget. A ke të drejtë “One Albania” të bësh ndryshime në kontratë, nëse ka gjithmonë, pa më lajmëruar? A po më shkelen të drejtat e mia si konsumator Autoriteti i Konkurrencës? Mendoj se po! Ankesën ua kam nisur. Tani just do your job!
LEXO EDHE: “ONE Albania” në firo, abonentët braktisin kompaninë celulare pas mungesës së shërbimit! Reagon dhe AKEP-i
LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën
LEXO EDHE: “ONE Albania” rrezik për Sigurinë Kombëtare! Dështon bashkimi me Albtelecom, mijëra qytetarë pa shërbim
LEXO EDHE: Dështimet e ONE Albania dhe sistemi operativ indian, i “hanë kokën” shefit hungarez për Ballkanin Perëndimor
LEXO EDHE: Dështimet e One Albania, abonentët ‘masakrojnë’ në rrjetet sociale: Jeni kompani e degraduar, na keni lënë pa shërbim
LEXO EDHE: Vazhdojnë skandalet e “ONE Albania”, u jep klientëve letër bakalli me vulë se nuk lëshon dot as kupon tatimor Sondazh
Poll
