Kompania celulare ONE Albania vazhdon të lërë qytetarët pa shërbim, edhe përse kanë kaluar ditë qëkur njoftoi përfundimin "me sukses" të procesit të unifikimit me Albtelekom. Pavarësisht reklamave për shërbim cilësor, duket se abonentët e ONE Albania nuk po gjejnë rehat.
Në kushtet kur numri i shërbimit "123" nuk funksionon dhe në dyqanet fizike nuk gjejnë zgjidhje, pasi mungesa e shërbimit buron diku tjetër që ne e kemi trajtuar në disa artikuj, qytetarët kanë zgjedhur të demaskojnë faqen zyrtare në internet të ONE Albania.
Nga një vëzhgim i thjeshtë në rrjetin social Facebook, por jo vetëm, bie në sy se 99% e komenteve janë negative dhe akuzojnë kompaninë celulare për mungesë shërbimi, çmime të rritura të paketave dhe reduktim të sasisë së internetit në ofertat mujore, përcjellë Newsbomb.al.
Më poshtë, disa nga komentet, më shumë mund të lexoni dhe në faqen zyrtare të ONE Albania (kliko këtu), edhe përse disa ankesa të qytetarëve janë zhdukur nga stafi që kujdeset për marketingun:
[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="692834,692835,692836,692837,692838,692839,692840,692841,692842"]
E gjithë kjo situatë kaotike ka ndodhur për shkak të dështimit të procesit të bashkimit të Albtelekom dhe ONE nën logon ONE Albania. Dy kompanitë kaluan në pronësi të 4iG International dhe unifikimi u tentua fillimisht në 1 Prill, por dështoi, ndërsa më 8 Prill u vendos të bëhej manualisht.
ONE Albania ka vendosur të largojë sistemin operativ gjerman që përdorte dhe ka instaluar një sistem indian. Bëhet fjalë për “Bharat Operating System Solutions”, një sistem pa përvojë për fushën e telekomunikacionit dhe i operuar në vende jo të zhvilluara.
I ashtuquajturi “proces i unifikimit” nuk është realizuar pikërisht për shkak të problemeve që nuk janë përballuar dot nga sistemi operativ indian “BOSS”.