Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Skandalet e ONE Albania, prej mëngjesit as rimbushje dhe as oferta! Dyqanet "gropë", sistemi nuk njeh pagesën ama lekët i mban

Shkruar nga Newsbomb

Mijëra abonentë të kompanisë celulare ONE Albania nuk gjejnë zgjidhje për ofertat dhe rimbushjet, prej orës 09.00 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Sistemi ka pasur problemeve tre ditët e fundit dhe këtë të enjteje është në "black out" total.

Siç mëson newsbomb.al, prej orës 09.00 të mëngjesit dhe të paktën deri në orën 16.00, sistemi i pagesave dhe rimbushjeve në dyqanet e kompanisë celulare ka shfaqur probleme dhe nuk funksionon. Klientët nuk kanë gjetur zgjidhje. Pritje për minuta të tëra dhe në fund kthim "pa gjë".

Siç shihet dhe në këtë foto të siguruar, sistemi e pranon pagesën e klientit, por as rimbushja dhe as oferta nuk kryhet. "Status failed", shkruhet në statusin e pagesës. Kjo ka vënë në vështirësi dhe operatorët e dyqaneve të ONE Albania, pasi nuk kanë çfarë përgjigjesh t'u japin abonentëve dhe detyrohen të kthejnë paratë.

Mirëpo, këtu lind dhe një problematikë e re. Sistemi e ka pranuar pagesën dhe ka bërë zbritjen nga llogaria e drejtuesve të dyqaneve të kompanisë, por rimbushja dhe oferta nuk i ka shkuar klientit, ndaj këta të fundit kthehen të nervozuar dhe marrin mbrapsht paratë.

[caption id="attachment_702463" align="alignnone" width="1919"] Sistemi pranon pagesen por stastusi i rimbushjes eshte "failed"[/caption]

Dyqanet e ONE Albania janë të ndarë në dy lloje: ata që drejtohen dhe menaxhohen nga vetë kompania celulare, dhe ata që janë dhënë te persona të tjerë, të cilën investojnë vetë në staf. Nga ONE Albania marrin vetëm shërbimin dhe kryejnë veprime për llogari të saj.

Në kushtet kur sistemi pranon pagesën dhe shërbimi nuk ofrohet, qytetarët detyrohen të marrin mbrapsht paratë e tyre, dyqanet e kompanisë celulare futen "gropë" në detyrime dhe presin fundin e muajt për rimbursim. Nga ajo që mëson newsbomb.al, ky problem është në pikat e ofrimit të shërbimit ONE Albania në të gjithë territorin e vendit.

E vetmja rrugë që u mbetet abonentëve është rimbushja dhe rrjedhimisht aktivizimi i ofertave nga aplikacioni "One". Por, edhte ky i fundit është kthyer për ta "në hallë më vete". Prej tre ditësh as aplikacioni online nuk punon duke i lënë abonentët pa shërbim.

Përgjegjësia bie mbi autoritetet përgjegjëse shtetërore, të cilat kanë për detyrë ndërhyrjen në treg dhe mbrojtjen e konsumatorit. Ama, duket se prej muajsh kjo nuk është më parësore për Autoritetin e Konkurrencës apo dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, të cilët kanë kyçur gojën dhe nuk kanë marrë asnjë masë ndaj "ONE Albania".

Megjithëse, për ironi të dy këto institucione kanë një të përbashkët me kompaninë celulare në fjalë, të dyja marrin paratë e qytetarëve dhe asnjëra nuk ofron shërbim, apo atë për të cilën është krijuar dhe paguhet me taksat e shqiptarëve.

I gjithë problemi qëndron në faktin se ONE Albania ka vendosur muaj më parë të largojë sistemin operativ gjerman që përdorte dhe ka instaluar një sistem indian. Bëhet fjalë për “Bharat Operating System Solutions”, një sistem pa përvojë për fushën e telekomunikacionit dhe i operuar në vende jo të zhvilluara.

Róbert Budafoki, CEO hungarez i kompanisë së telefonisë 4iG International, përfaqësues për filialet One Crna Gora në Mal të Zi, si dhe One Telecommunications dhe ALBtelecom në Shqipëri, është shkarkuar në Prill 2023 menjëherë pas këtyre problemeve.

LEXO EDHE: “ONE Albania” në firo, abonentët braktisin kompaninë celulare pas mungesës së shërbimit! Reagon dhe AKEP-i

LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën

LEXO EDHE: “ONE Albania” rrezik për Sigurinë Kombëtare! Dështon bashkimi me Albtelecom, mijëra qytetarë pa shërbim

LEXO EDHE: Dështimet e ONE Albania dhe sistemi operativ indian, i “hanë kokën” shefit hungarez për Ballkanin Perëndimor

LEXO EDHE: Dështimet e One Albania, abonentët ‘masakrojnë’ në rrjetet sociale: Jeni kompani e degraduar, na keni lënë pa shërbim

LEXO EDHE: Vazhdojnë skandalet e “ONE Albania”, u jep klientëve letër bakalli me vulë se nuk lëshon dot as kupon tatimor

LEXO EDHE: “Dështimet po i hamë me lezet”, gazetarja vë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës: “ONE Albania” më njofton të paguaj ofertën pas 20 ditësh!

LEXO EDHE: Gazetari “shpërthen” ndaj ONE Albania: Paguaj minutat ndërkombëtare, por që nga janari shërbimi nuk punon! Në dyqan më thonë ‘mos u lodh kot’

LEXO EDHE: “5 ditë pa internet, thoni s’kemi ç’bëjmë”, ONE Albania reklamon shërbimet, qytetarët “e masakrojnë” me komente

LEXO EDHE: AKEP “kyç gojën” për ONE Albania, kompania celulare probleme edhe me sinjalin, qytetarët ankohen se duhet të bëjnë 2-3 herë një telefonatë

LEXO EDHE: “Ne jemi Rrjeti më i mirë”, One Albania reklamon shërbimin, qytetarët vërshojnë me komente: Ju jeni më të paaftët, kemi 4 muaj pa përgjigje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese