Një 54 vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë pasditen e sotme pasi e ka zënë poshtë autobusi të cilin po rregullonte.
Referuar njoftimit të Policisë bëhet me dije se shtetasi i identifikuar vetëm me inicialet L.Xh ka qenë duke rregulluar autobusin e tij dhe e kishte ngritur në kriko. Mirëpo në një moment mjeti ka rënë dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë ai ka ndërruar jetë.
"Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit", njofton Policia.
Sondazh
Poll
