Hapësire reklamuese

Aktualitet

U përplas nga kamioni në Portin e Durrësit në mëngjes, ndërron jetë 62 vjeçari nga Kosova

Shkruar nga Newsbomb
U përplas nga kamioni në Portin e Durrësit në mëngjes,
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka ndërruar jetë shqiptari i Kosovës i cili u përplas nga një kamion ditën e sotme në Portin e Durrësit në zonën e skanerit.

Kujtojë se drejtuesi i kamionit Nexhmi Shabani, ndodhej jashtë mjetit në momentin e aksidentit, kur është goditur nga kamioni tjetër, me drejtues shtetasin Nikolin Merdari, 49 vjeç, banues në Berat.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti, teksa autoritettet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po ashtu lidhur me aksidentin edhe Autoriteti Portual Durres ka dal me njoftim, ku bëjnë me dije se menjëherë  kanë ndërhyrë Forca e Sigurisë Portuale dhe Njësia e Epidemiologjisë e APD-së, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit.

Njoftimi i plotë: 

Paraditen e sotme, në zonën e Parkimit TIR, brenda territorit të Autoritetit Portual Durrës, ka ndodhur një aksident rrugor, si pasojë e të cilit një shtetas, i cili nuk është punonjës i Autoritetit Portual Durrës, ka mbetur i lënduar.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë Forca e Sigurisë Portuale dhe Njësia e Epidemiologjisë e APD-së, e cila i ka dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit. Më pas, ai është transportuar nga shërbimi i urgjencës drejt Spitalit Rajonal Durrës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Policia e Shtetit dhe strukturat kompetente po kryejnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese