Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për drogë, arrestohet në Lushnje 48-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet
Foto nga arrestimi

Policia e Shtetit ka arrestuar me qëllim ekstradimi një 48-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Bledar Buxheli alias Bledar Çelo, banues në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, në vitin 2024, e ka dënuar me 11 vjet burg për veprën penale "Trafik droge".

Nga ky dënim, 48-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 8 vjet, 6 muaj dhe 24 ditë burg. Ndërkohë, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar "Fast", për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Fier.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një 48-vjeçar nga Lushnja, i dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, finalizuan një tjetër fazë të operacionit policor të koduar "Fast".

Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara operacionale, në Lushnjë u bë i mundur lokalizimi, identifikimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Bledar Buxheli alias Bledar Çelo, 48 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 11 vjet burgim për veprën penale "Trafik droge", të parashikuar nga Kodi Penal italian.

Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 8 vjet, 6 muaj e 24 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese