Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli i Posaçëm rrëzon ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të paluajtshme

Shkruar nga Newsbomb
Apeli i Posaçëm rrëzon ankimin e Argita Berishës dhe
Malltezi

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar sot ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme.

Kërkesa e çiftit nuk u pranua, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme për mbajtjen e pasurive nën sekuestro.

Për sekuestrimin e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit është shprehur më herët edhe Gjykata e Lartë, e cila ka lënë në fuqi të njëjtin vendim.

Pasuritë janë sekuestruar që në fazën e hetimeve paraprake nga SPAK, në kuadër të dosjes "Partizani".

Me vendimin e gjykatës, çiftit i janë sekuestruar gjashtë llogari bankare, katër njësi tregtare, një truall, një vilë dupleks, disa apartamente, një vilë në Gjirin e Lalzit, si dhe pasuri të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese