Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fieri dhe Berati dy qarqet me nivel të lartë rreziku për zjarre, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron dhe Tiranën e Korçën

Shkruar nga Newsbomb

Fieri dhe Berati dy qarqet me nivel të lartë rreziku për zjarre,

Sot pasdite dhe nesër pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarre në qarqet Fier dhe Berat, ndërsa në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

Në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I ULËT” dhe “S’KA RREZIK” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Sipas Institutit të Gjeoshkencave, rreziku për zjarre pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Përsa i përket parashikimit meteorologjik, sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë nesër në bregdet: 22 / 35°C, në vendet e ulëta: 22 / 36°C dhe në vendet malore: 17 / 32°C.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore për disa momente deri e fortë. Nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese