Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grupi i Laert Haxhiut vrau Albi Bashaliun për hakmarrje, zbardhet dëshmia në GJKKO e vëllait: Nuk e kam idenë se kush e ka kryer krimin

Shkruar nga Newsbomb
Grupi i Laert Haxhiut vrau Albi Bashaliun për hakmarrje, zbardhet
Foto ilustruese

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit këtë të martë ka nisur procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, i cili nuk është ni pranishëm ë këtë seancë dhe ka pranuar që të përfaqësohet nga dy avokatët e tij mbrojtës, Detar Hysi dhe Dritan Jahaj.

Ndërsa raportohet se Gjykata në nisje të këtij procesi gjyqësore ka bërë me dije se ndodhet në fazën e administrimit dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve, ku sot ka dhënë dëshminë e tij, Leonard Bashaliu, i cili është vëllai i Albi Bashaliut, i vrarë nga grupi Laert Haxhiut në vitin 2021.

Gjatë dëshmisë së tij, Leonard Bashaliu i cili u shoqërua me pranga në duar nga Policia e Burgjeve, pasi ndodhet i dënuar për vrasjen e Ylber Xhahysës, në burgun e Peqinit, tha se e ka mësuar vrasjen e të vëllait në paraburgim.

Më tej ai tha se nuk e ka idenë se cilët qëndrojnë pas ekzkeutimit të vëllait. Po ashtu ai pranoi se është autori i vrasjes së Ylber Xhahysës.

Ndërkohë sipas SPAK, pas vrasjes së Albi Bashaliu në vitin 2021, qëndron Laert Haxhiu, i cili është urdhëruesi dhe organizatori i këtij krimi.

Dëshmia:

Leonard Bashaliu: Kam dëshmuar edhe njëherë, ndaj kam të drejtë të mos përgjigjem.

SPAK: Jemi në procesin e Laert Haxhiut.

Gjykata: Duhet të dëshmoni, sepse është proces më vete.

SPAK: Kur është vrarë vëllai juaj?

Leonard Bashaliu: Vëllai është vrarë në vitin 2021. Ngjarjen e kam marrë vesh nga televizioni në paraburgim.

SPAK: A ke kërkuar takim, ose të ka ardhur njeri?

Leonard Bashaliu: Ka ardhur mami të më shihte, nuk folëm për ngjarjen.

SPAK: Keni mendim se kush mund ta ketë vrarë vëllanë tuaj?

Leonard Bashaliu: Nuk e kam idenë.

Prokurori: Ju u akuzuat për vrasjen e Xhahysës. E pohoni që e vratë ju?

Leonard Bashaliu: Ylber Xhahysën e kam vrarë unë. Kam marrë dënimin dhe kam shprehur pendesë.

SPAK: Albert Xhahysa kishte lënë fëmijë?

Leonard Bashaliu: Ka dy çuna dhe një vëlla. Nuk e di kush e ka vrarë vëllanë.

SPAK: A jeni interesuar se kush mund ta ketë vrarë?

Leonard Bashaliu: Jo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese