Hapësire reklamuese

Politikë

Shehaj u përjashtua me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, dënimi do të hyjë në fuqi në shtator! Manja: Rast i paprecedentë

Shkruar nga Newsbomb
Shehaj u përjashtua me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, dënimi do
Momenti kur Shehaj largohet me vrap

Këtë të martë është mbledhur Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ku pas incidentit që u regjistrua ditën e djeshme në ambientet e Parlamentit, kreu i Partisë Mundësia është përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare.

Shehaj vodhi dokumentin sekret të marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe u largua me vrap, ndërsa në ndjekje të tij, një punonjëse e Kuvendit, u rrëzua keq në shkallët. Por dënimi i Shehajt, nuk do të hyjë në fuqi menjëherë. Mësohet se dënimi i kreut të Partisë Mundësia do të do të hyjë në fuqi në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Pas mbledhjes, deputeti socialist Ulsi Manja tha se kemi të bëjmë me një rasr të paprecedentë, ku është shkelur në këtë mënyrë respekti reciprok mes deputetëve dhe punonjësve të administratës së Kuvendit.

Rasti i deputetit Shehaj është i përsëritur. Sekretariati edhe herë të tjera ka marrë masa disiplinore ndaj tij. Ky është një rast i paprecedentë. Nuk më kujtohet që gjatë viteve të mia në Kuvend të jetë shkelur në këtë mënyrë respekti reciprok mes deputetëve dhe punonjësve të administratës së Kuvendit”, u shpreh Manja.

Sipas tij, Shehaj ka vepruar në kundërshtim me rregullat, duke e marrë dokumentin dhe duke e nxjerrë jashtë sallës së caktuar.

Pamë të gjithë publikisht se dokumenti u mor dhe u nxor jashtë sallës ku ishte përcaktuar të lexohej. Më pas ndodhën edhe pamjet e rënda ku një punonjëse e Kuvendit mbeti e lënduar. I uroj shërim sa më të shpejtë dhe shpresoj që ky të mbetet rasti i parë dhe i fundit i një sjelljeje të tillë”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese