Hapësire reklamuese

Politikë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj shkojnë në Burgun e Durrësit, shqiptarë dhe të huaj vendosin për hapat e radhës të mbrojtjes

Shkruar nga Newsbomb
Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj shkojnë në Burgun e
Ilustrim: Kryebashkiaku Erion Veliaj

Një ekip me avokatë të huaj dhe shqiptarë të kryebashkiakut Erion Veliaj kanë shkuar paraditen e kësaj të marte në ambientet e Burgut të Durrësit. Ata po vizitojnë në paraburgim kryebashkiakun dhe po përgatisin hapat e radhës për mbrojtjen.

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim në themel dosjen ndaj kryebashkiakut dhe javën e kaluar, vendosi edhe të pezullonte afatet e paraburgimit. Erion Veliaj mbahet në qeli prej shkurtit 2025.

Takimi i sotëm vjen pas më shumë se 500 ditësh dhe SPAK vendosi t’u lejojë avokatëve ndërkombëtarë të Erion Veliajt të zhvillojnë takim me kryebashkiakun. Vendimi u mor sepse nuk kishin ndryshuar kushtet për të cilat prokurorët kishin refuzuar disa herë kërkesat për takim.

Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliaj kishin paraqitur në disa raste kërkesa për takim me të, sipas tyre, për të dokumentuar çdo shkelje ndaj kryebashkiakut dhe për të çuar atë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Qytetari i parë i Tiranës akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet, sipas SPAK, lidhen me disa episode të dyshuara korrupsioni dhe përfitimesh të parregullta, të cilat pretendohet se kanë përfshirë kompani që kanë përfituar leje ndërtimi ose fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptive për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese