Adoleshentja tërhiqet zvarrë nga flokët para Bashkisë së Vlorës
Këto pamje skandaloze vijnë nga qyteti bregdetar i Vlorës, ku siç shihet qartë, një vajzë adoleshente dhunohet nga një tjetër, ndërsa bashkëmoshatarët bëjnë video me telefona dhe qeshin nga larg.
Pamje mendohet të jenë regjistruar këtë të martë dhe vendi është sheshi qendror përpara bashkisë, ku ndodhen dhe një numër institucionesh të tjera.
Ajo që bie në sy është se askush nuk ndërhyn për të shpëtuar adoleshenten që tërhiqet zvarrë nga vajza tjetër, prej flokësh. Disa djem që dallohen nga zëri, qeshin dhe vazhdojnë të regjistrojnë me celular.
Sondazh
Poll
