Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Do të arrestohet”, Behgjet Pacolli nxjerr blof avokatin nga Kosova, publikon dëshminë e penalitetit: Dashakeqësi nga një person që përfaqëson një institucion të rëndësishëm

Shkruar nga Newsbomb
“Do të arrestohet”, Behgjet Pacolli nxjerr blof avokatin nga
Ilustrim: Behgjet Pacolli dhe avokati Besnik Berisha

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me lajmet dhe deklaratat që kanë qarkulluar në mediat muajt e fundit në lidhje me arrestimin e tij në dy portalet e drejtuara nga Vebi Kajtazi dhe Besnik Berisha.

Në një postim në Facebook, Pacolli shkruan se lajmet e publikuara në media, nuk janë të vërteta dhe se pretendimi se ai dhe vëllai i tij po hetoheshim nga Prokuroria e Tiranës, rezultojnë shpifje dhe gënjeshtra.

Biznesmeni ka publikuar dëshminë e penalitetit, ku rezulton se në vendin tonë, ndaj Behgjet Pacollit nuk janë duke u kryer hetime apo të ketë ndonjë procedim penal ndaj tij.

Sa i përket deklaratës në TPZ të Besnik Berishës, i cili mban pozitën e Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, se biznesmeni do të arrestohet, ky i fundit e cilëson si skandaloze. Sipas sipërmarrësi, e konsideron deklaratën e avokatit si dashakeqësi nga një person që drejton një institucion të rëndësishëm në Kosovë.

Nga një profesionist i së drejtës pritet respektim i prezumimit të pafajësisë, i fakteve dhe i standardeve më të larta etike, e jo paragjykim publik apo deklarata që mund të ndikojnë në perceptimin e opinionit publik”, thekson ai.

Postimi i plotë:

Per Vebi Kajtazin dhe Besnik Berishen…

Është përgjegjësi morale, etike dhe profesionale e çdo gazetari që informon opinionin publik të verifikojë faktet dhe të mos publikojë informacione të pavërteta, spekulime apo akuza të pabazuara.

Në rastin tim, portali Paparaci, i drejtuar nga Vebi Kajtazi, dhe portali Sinjali, Besnik Berisha, kanë publikuar në të gjitha publikimet e fundit lajme shpifëse dhe  pretendime të cilat nuk kanë rezultuar asnjëherë të vërteta. Ndër to ishte edhe gënjeshtra e tyre apo pretendimi se unë dhe vëllai im po hetoheshim nga Prokuroria e Tiranës. Ky pretendim ka qenë i pavërtetë, ishte vetëm shpifje dhe gënjeshtër.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, këto portale kanë vazhduar të ndërtojnë narrativa të bazuara në spekulime dhe gënjeshtra ne formë të akuzave me tendencë që të cenojnë  reputacionin tim dhe të familjes sime.

Madje, Besnik Berisha, në cilësinë e tij si Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, në emisionin “Të Paekspozuarit”, shkoi edhe më tej. Ai deklaroi publikisht se “Behgjet Pacolli do të arrestohet”, duke e paraqitur këtë si një përfundim të sigurt, e jo si një opinion apo analizë. (Ju lutem dëgjojeni deklaratën nga minuta 15 e emisionit.)

Sa dashakeqëse, sa e poshtër,  sa e papërgjegjshme dhe sa joetike ishte një deklaratë e tillë, veçanërisht kur vjen nga një avokat që drejton institucionin më të lartë përfaqësues të avokatëve në Kosovë. Nga një profesionist i së drejtës pritet respektim i prezumimit të pafajësisë, i fakteve dhe i standardeve më të larta etike, e jo paragjykim publik apo deklarata që mund të ndikojnë në perceptimin e opinionit publik.

Ky nuk është standardi që qytetarët presin nga media dhe as nga përfaqësuesit e profesioneve të lira. Është një praktikë që dëmton besimin në drejtësi, në gazetari dhe në vetë shtetin e së drejtës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese