Hapësire reklamuese

Aktualitet

Seanca në GJKKO! Haxhiu vrau brutalisht kushëririn e tij Fridman Xhaferrin, dëshmon vëllai i viktimës: Babai i Laertit më tha që djali i tij s’ka lidhje me krimin

Shkruar nga Newsbomb
Seanca në GJKKO! Haxhiu vrau brutalisht kushëririn e tij Fridman
Laert Haxhiu dhe Fridman Xhaferri

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit këtë të martë ka nisur procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, i cili nuk është ni pranishëm ë këtë seancë dhe ka pranuar që të përfaqësohet nga dy avokatët e tij mbrojtës, Detar Hysi dhe Dritan Jahaj.

Ndërsa raportohet se Gjykata në nisje të këtij procesi gjyqësore ka bërë me dije se ndodhet në fazën e administrimit dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve, ku sot ka dhënë dëshminë e tij, Xhuljano Xhaferraj, i cili është vëllai i Fridman Xhaferrajt, i vrarë në vitin 2021.

Xhaferraj, u shoqërua në GJKKO nga policia e burgjeve, i prangosur, pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” për vjedhje. Gjatë dëshmisë së tij, Xhuljano Xhaferraj, i cili është edhe kushëri me Laert Haxhiun, ka dëshmuar se kur i vëllai është vrarë, ai ka qenë në burg.

"Kur më kanë vrarë vëllain kam qenë në burg. Kur jam liruar kishte tre ditë që ishte vrarë. E kishin identifikuar viktimën, por nuk ishin të sigurt. Më morën në pyetje, verifikuan që isha në burg dhe pas disa orësh mësova se ishte vëllai im", ka deklaruar ai.

I riu ka se rreth 20 ditë para ekzekutimit, ai ka komunikuar me Fridmanin, i cili kishte qenë në Elbasan me Lulëzim Spahinë dhe së bashku kishin planifikuar që të udhëtonin drejt Greqisë.

Vëllai tjetër ishte në Greqi. Fridmani ka qenë me Lulëzim Spahinë në Elbasan, do të nisej në Greqi me Lulëzimin. Kaq më treguan”, mësohet të ketë thënë ai.

Sa i përket vrasjes, Xhuljano ka bërë me dije se ai ka komunikuar me babain e Laert Haxhiut, Qamilin, i cili i ka thënë që djali i tij nuk ka lidhje me vrasjen e Fridmanit.

Nuk e di kush e vrau Fridmanin. Babai i Laertit, Qamili, më tha se djali i tij nuk kishte dorë dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Jemi takuar rreth një muaj pas vrasjes, pasi kemi tokat afër. E pyeta për çfarë flitej, që Laerti kishte dhënë urdhër për vrasjen, por ai më tha se djali i tij nuk kishte lidhje. Unë nuk kam qenë fare i përfshirë. Kur flisja me vëllain, ai më thoshte të shihja hallet e mia dhe familjen time", tha ai.

Dëshmia e Artan Tafanit për vrasjen e Fridman Xhaferrajt

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë shqiptare që ka rrëfyer në polici e prokurori një sërë ngjarjesh kriminale ku ka marrë pjesë, ka treguar mes të tjerash dhe ekzekutimin shtazarak të Fridman Xhaferraj. Ai ka treguar se Xhaferraj ishte kushëri i Laert Haxhiut.

Për bashkëpuntorin e drejtësisë vrasja e Fridman Xhaferraj ka qënë më e rënda. Kjo vrasje ka lënë shenja tek ai, duke besuar se Laert Haxhiu tashmë ishte kthyer në bishë, një njeri me paranoja që ishte i gatshëm të hiqte qafe këdo nga grupi i tij, nëse dyshonte se mund ta tradhëtonte.

Nga dëshmia e zbardhur e Artan Tafanit, ku ai tregon se Laert Haxhiu vrau bashkëpunëtorin dhe kushëririn e tij, pasi ky i fundit e kishte kërcënuar se do të fliste, nëse nuk e nxirrte nga burgu ku kishte rënë për djegien e një makine.

“…kërcënimi apo shantazhimi se Fridmani do fliste në burg, nëse Laerti nuk e ndihmonte, nuk është pritur mirë nga Haxhiu. Këtë mesazh, Fridmani ja kishte çuar këshëririt të tij, përmes avokatit që shkonte çdo muaj e takonte në burg.

Avokati ia ka përcjellë Laert Haxhiut dhe që në këtë moment, ai ka filluar të dyshojë mbi besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e Fridmanit. Në këtë moment Laerti, ka filluar të bëjë plane dhe të flasë për ndëshkimin e tradhtarëve, ndërsa shprehej se kushëriri i tij,i kishte ulur reputacionin…Fridmani kishte rënë në burg për djegien e një makine”, ka treguar Artan Tafani.

Përmes lidhjeve të tij, Laert Haxhiu arrin të ndryshojë në Gjykatën e Lushnjës masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Fridman Xhaferraj. Pas daljes së këtij të fundit nga burgu, Laert Haxhiu filloi të vërë dalëngadalë në zbatim planin për vrasjen e tij.

Në këtë vrasje kanë marrë pjesë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka (Golja), Mariglen Topuzi, Bledar Berberi, vëllai i “Koros” dhe Idriz Manej nga Shkodra me nofkën “Gjyshko”. Sipas të penduarit, vrasja është kryer në një vend tjetër, ndërsa trupi i pajetë është hedhur në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

“…Fridman Xhaferraj, para se të vritej është rrahur… Laerti së bashku me ne, i kërkonim llogari nëse kishte folur dhe pse kishte shantazhuar dhe kërcënuar nga brenda burgut. E kemi goditur disa herë. Kur e vramë ai kishte rënë në gjunjë, ndërsa dy persona e tërhiqnin nga të dy krahët. Fridmani, pa pistoletat dhe filloi të ushtronte forcë për t’u larguar, por s’mund të lëvizte se dy veta e mbanin me forcë nga krahët.

Ai i ka kërkuar falje Laertit, është përgjëruar dhe lutur të mos e vrisnin, në këtë moment është qëlluar me plumb pas koke. Për shkak se Fridmani ka lëvizur kokën shumë shpejt, plumbi i ka shkaktuar një të çarë, por i ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Me makinë e kemi transportuar në Gjanç, ku trupin e pajetë e hodhën në rezervuar…”, ka treguar Artan Tafani.

12 ditë pas vrasjes së Fridman Xhaferraj, uji i rezervuarit nxori në sipërfaqe trupin e pajetë të 25-vjeçarit. Kalimtarët e rastit njoftuan policinë, e cila nisi hetimet. Për këtë ngjarje në vitin 2021, u arrestua Lulzim Spahija dhe Kristi Bixheku, të cilët ende dhe sot vijojnë të jenë në burgun e Drenovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese