Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit që trafikoi 8.1 ton drogë nga Amerika Latine, vetëdorëzohet në polici Nazmi Shahini

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit që trafikoi
Foto ilustruese

Nazmi Shahini i njohur ndryshe edhe si Nazmi Drazhi, i cili rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal, është vetëdorëzuar në polici.

Mësohet se Gjykata e Posaçme ndaj Shahinit ka vendosur masë sigurie “arrest me bug”, për përfshirjen e tij në aktivitetin kriminal të lënëve narkotike. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”,

Sipas SPAK, grupi prej 15 anëtarësh ku Shahini bënte pjesë ka vepruar gjatë viteve 2020-2021 dhe ka trafikuar në total 8.1 ton drogë, si kokainë e kanabis.

Droga transportohej nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Spanja dhe Maroku drejt Italisë, Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese