Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi zbulimit të një laboratori droge, me 15 kilogramë kokainë dhe materiale e pajisje për paketimin e dozave, u zbulua në një apartament në Giussano nga Karabinierët e Seregno-s.
Oficerët ndaluan njërin prej shqiptarëve teksa po dilte nga porta e apartamentit dhe, duke përdorur çelësat e burrit, hynë në apartament, ku flinte shqiptari tjetër, ndërsa asia e madhe e kokainës u sekuestrua.
Dy personat e arrestuar u morën në pyetje nga prokurori i cështjes. Ndërsa shqiptari tjetër që po flinte në shtëpi, nuk ka pranuar që, ndërsa tjetri u përpoq ta shpjegonte praninë e tij në Giussano si të rastësishme.
Të dy mbeten në burg pas seancës për masën e sigurisë, ndërsa sipas mediave italiane, vijojnë hetimet për këtë rast.
