Hapësire reklamuese

Sporti

E TRISHTË/ Mbyll sytë akademiku dhe ish-trajneri kampion, arresti kardiak i merr jetën Artan Pogonit

Shkruar nga Newsbomb
E TRISHTË/ Mbyll sytë akademiku dhe ish-trajneri kampion, arresti
Artan Pogoni

Zia ka kapluar në sportin shqiptar. Një ngjarje e rëndë është regjistuar këtë të martë në qytetin e Vlorës, ku 54-vjeçari Artan Pogoni ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Kujtojmë se Pogoni ka qenë volejbollist dhe trajner volejbolli, duke lënë këtë sport në zi. 54-vjeçari ka fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë me ekipin e vajzave të Barleti Volej.

Paralelisht Pogoni ndërtoi një karrierë të gjatë në arsimin e lartë. Ai ishte Shef i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin "Barleti" dhe anëtar i Senatit Akademik.  Pogoni është autor i 12 botimeve kërkimore shkencore dhe 2 teksteve shkollore. 

Përsa i përket ngjarjes, mësohet se Pogoni ishte duke kaluar pushimet në Radhimë, është transportuar me autoambulancën e Radhimës drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. 54-vjeçari ka mbërritur në ambientet e spitalit pa shenja jete, ndërsa mjekët dyshojnë për një arrest kardiak.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese