Ai kishte vendosur të largohej nga rrjeti i trafikut të drogës, do të fillonte një jetë të re dhe do të gjente një punë. Por fati nuk ishte në anën e 29-vjeçarit shqiptar të identifikuar me inicialet K.R. Pasi ai u qëllua në pabesi nga dy bashkëkombas të tij në Itali pas shpine, fatmirësisht arriti të shpëtojë pasi arriti të fshihej në bimësi, jo shumë larg shtëpisë së babait të ish-të dashurës së tij në Zianigo di Mirano
Sot pas thuajse një muaji është bërë i mundur arrestimi i autorëve nga autoritetet italiane, dhe ata akuzohen për tentativë vrasje dhe posedim të paligjshëm të një arme zjarri. Menjëherë pas incidentit, karabinierët gjetën municion të të njëjtit kalibër me plumbin që kishte goditur viktimën, si dhe materiale të lidhura me drogën, në shtëpitë dhe makinat e të arrestuarve (njëri kishte jetuar në të njëjtën pronë ku viktima e të shtënave kishte qëndruar për disa muaj). Në ditët në vijim, u nis një hetim kompleks, i mbështetur nga hetime teknike, vëzhgim dhe ndjekje, me qëllim identifikimin e autorëve dhe rindërtimin e motivit për tentativën e vrasjes, raportojmë mediat italiane.
Karabinierët mundën ta gjurmonin sulmin e armatosur deri te dinamila e një rrejti të trafikut të drogës, i cili i kishte rrënjët në Mirano dhe zonat përreth, pjesë e këtij rrjeti rezultuan të ishin i plagosuri dhe dy autorët shqiptarë të plagosjes. Kërcënimet me vdekje ndaj 28 vjeçarit të penduar ishin të përsëritura që prej shkurtit të këtij viti, pasi ai u kishte thënë se do të largohej nga rrejti i trafikimit të drogës.
