Sipas të dhënave të INSTAT 17,800 persona që kanë përfunduar arsimin e lartë nuk kanë arritur të punësohen edhe pse e disponojnë një diplomë universitare.
Të dhënat tregojnë se 5,370 persona janë të moshës nga 15-24 vjeç ndërsa 4,323 i përkasin grupmoshës nga 25-29 vjeç.
Këto shifra tregojnë se të rinjtë po përballen me vështirësi të mëdha me tregun e punës.
INSTAT vlerëson se gjatë vitit 2025 numri total i personave të papunë në vend kapte shifrën e 107.548 persona nga të cilët 43.984 ishin me arsim 8/9 vjeçar dhe 17800 me arsim të lartë.
Ekspertët e lidhin këtë me arsyen kryesore të mospërputhjes së diplomën universitete me kërkesat reale të tregut. Ata theksojnë se kërkesa më e lartë për vende pune është sektorin e turizmit, ndërtimit dhe tregtisë ndërkohë që shumë të rinj dalin nga universitetet të profilizuar në degë që nuk gjen kërkesë në tregun e punës.
