Foto ilustruese
Dy persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Dedaj të Pukës, pas një konflikti mes dy familjesh. Nga ajo çfarë dihet deri më tani, mësohet se bëhet fjalë për një konflikt pronësie mes familjeve Shkreli e Istrefi, i cili vijon prej vitesh. Mësohet se në komisariat si autor i dyshuar i plagosjes është shoqëruar Fatjon Shkreli.
Të plagosurit janë paraqitur në Spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre, apo me çfarë janë plagosur.
Pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Autoritetet po punojë për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.
Sondazh
Poll
