Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës nga i cili thuhet se ka humbur jetën një person.
Paraprakisht raportohet se dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën. Për rrjedhojë, fatkeqësisht raportohet se ka ndërruar jetë një person.
Burime për mediat bëjnë me dije se makina e tipit “Volkswagen” që drejtohej nga Viktor Doda dhe një “Benz” me drejtues Kristjan Laska, janë përplasur me njëri-tjetrin.
Për pasojë të aksidentit mësohet se ka humbur jetën Viktor Doda, banor i fshatit Bilaj.
Ndërsa shoferi tjetër Kristjan Laska, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësor.
Referuar hetimeve të deritanishme, blutë dyshojnë se se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte automjeti “Benz”.
Bëhet me dije se në vendngjarje ndodhen autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Pritet të dalin detaje të reja në vijim.
PAMJE nga vendngjarja, Video Credits: SF Television
